4 Gusht, 2022 - 12:04 pm
Fondacioni Lumbardhi do të prezantojë ekspozitën “Çka nëse historia do të na përkiste neve?” të kuruar nga Kumjana Novakova që hapet të hënën, me 8 gusht, nga ora 20:00, te Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren.
Koncepti i ekspozitës merr për bazë disa pyetje që kanë për qëllim sfidimin e së kaluarës së historisë filmike veçanërisht në territorin e Kosovës dhe të regjionit që gjatë historisë nuk kanë të dokumentuara krijimtari të autoreve të filmit që janë gra. “Si mund të duket një e kaluar feministe e gjurmuar nga dhe me të tjerët? A mund ta pluralizojmë historinë? A mund ta thyejmë linearitetin dhe ta propozojmë bashkëjetesën e shumë mikrohistorive?A mund të rrisim të tashme (të reja) nga yhumë të kaluara të tjera” – janë pyetjet që ekspozita synon t’i ngrisë dhe të krijojë hapësirë që mbinë nga mundësia e diskutimit të këtyre pyetjeve mbi subjektivitete të ndryshme e të larmishme.
Duke u nisur nga e kaluara dhe e tashmja për ta imagjinuar një të ardhme spekulative, kuratorja Kumjana Novakova, njëherësh bashkëkuratore e programit të filmit LXX që është formësuar për ta shënuar 70 vjetorin e hapjes së Kino Lumbardhit, vë në pah veprën e re të komisionuar nga artistja Diana Toucedo, si dhe vepra ende të padukshme të artit nga periferitë, gjithashtu si gjest kundërhistorie ndaj monokulturës feministe perëndimore.
Veprat e artisteve të tjera si Azra Aksamija, Delphine Seyrig, Doplgenger, belit sag dhe Norika Sefa gjithashtu janë pjesë e ekspozitës dhe së bashku kanë për qëllim të propozojmë akte të subjektiviteteve aktive të historisë.
Ekspozita është mbështetur bujarisht nga të gjitha artistet dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në realizim, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (sdc), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, CHWB Kosova, Ambasada e Francës në Prishtinë, Qendra audiovizuele Simone de Beauvoir, DokuFest dhe Anibar.
“Çka nëse historia do të na përkiste neve?” do të jetë e hapur për vizitorë deri me 30 shtator. / KultPlus.com