31 Janar, 2020 - 5:01 pm
Mbrëmë në ambientet e Galerisë së Fakultetit të Arteve, është mbajtur ekspozita ‘’Common Space’’ e artistëve ndërkombëtar, shkruan KultPlus.
Ekspozita ‘’Common Space’’, kuratore e të cilës ishte Ana Frangovska nga Maqedonia, është një projekt i cili ka për synin zgjerimin dhe bashkëpunim me artistë kontemporan bashkëkohorë internacional, artdashësve dhe artistëve të vendit.
‘’Nga ky projekt pritet rritja e aktiviteteve kulturore në vend, pra një thirrje e hapur për artistë ndërkombëtar për realizimin e një ekspozite bashkëkohore është një pasuri për qytetin dhe vendin, gjë që mund të krijoj një identifikim internacional për fushën e artit bashkëkohor’’, dekalron Fidan Bejtullahu, bashkëpunëtori i kësaj ekspozite.
Bejtullahu ndër të tjerash bën të ditur se hapsira e përbashkët e këtyre artistëve është krijuar me shumë biseda, shumë miqësi e me një punë shumë të madhe.
Bejtullahu në këtë ekspozitë ishte prezantuar me Videopiktura, që quhej ‘’Still Moton’’, ku sipas tij kishte menduar se si do të mund të sillte në jetë pikturat e tij, se si t’i bënte ato të lëviznin’. ‘’Duke u vendosur muzikë në sfond dhe duke punuar në lëvizjet e tyre, i solla ato në jetë’’, deklaron ai.
”Përvoja e të jetuarit me bashkëpunimin dhe administrimin e një manifestimi si ‘’Galinchik Art Colony’’, ku do të shfaqë 29 edicione vjetore këtë vit, është një përvojë jetësore, që jo vetëm që më pasuron me nocionin e procesit shumë të gjallë të konceptimit, ndërtimit dhe krijimit të një kapsulë artistike në një projekt përfundimtar, por është një hapësirë krijuese shpirtërore që ofron strehë për shumë lidhje, njohje, frymëzime, shkëmbime energjish dhe dijesh, provokime, bashkime, rrëfime, lot, dhimbje, të qeshura’’, dekalron kuratorja e ekspozitës, Ana Frangosvka.
Veprat e varura në muret e ekspozitës së Galerisë të Fakultetit të Arteve, u përkisnin artistëve që tashm gëzojnë shumë suksese ndërkombëtare, si: Svetlana Volic, Rok Bogataj, Renata Papista, Fidan Bejtullahu, Simon Dalemans, Julia Hopkins, Ana Jovanovska, Angel Miov, Gorancho Gjorgjievski. / KultPlus.com