25 Korrik, 2024 - 12:20 pm
Fillimshekulli i XX, në artet pamore ishte koha e arratisjes nga tradita, e stileve të rinj, kubizmit, surrealizmit, ekspresionizmit abstrakt.
Është koha e fillimit të zgjuar nga Rilindja Kombëtare, elementë të jashtëzakonshëm të modernizmit bien në sy si një mendim e krijimtari e pasur, e zhdërvjellët, avantgardë, e impresionuese.
Vepra me një ndikim të tillë risillen për publikun në një ekspozitë të veçantë, duke u nxjerrë nga stivosja e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe ofruar në Galerinë Fab. Një projekt ky i bërë i mundur me punën e Olsi Laskajt dhe Suzana Varvaricës.
Nga fillim, deri në fundshekull, XX-ta është momenti i ngjizës së një pasurie të jashtëzakonshme, shpesh të pahulumtuar. Prandaj edhe derisa Galeria Kombëtare e Artë të dalë nga rikonstruksikoni, ky Fond është vendosur të mos qëndrojë i ngurtësuar. Por të shëtisë për publikun.
Pjese e këtij fondi janë ekspozuar përmes projektit “Psikologjia shqiptare në artet pamore”, me galeritë e dedikuara në Sarandë, Pogradec dhe Berat, më herët.
Kjo është një ekspozitë që fton publikun në një reflektim i tematikave si shkolla e fshatit, brigadierët, kombinatet e tekstilet, lufta nacional çlirimtare e deri tek personazhet e ngjarjet që shoqërojnë kalvarin e një shekulli të mundimshëm./TopChannel/KultPlus.com