3 Mars, 2022 - 4:30 pm
Fondi Europian i Karikaturës ka sjellë në Galerinë e Tiranës një sërë karikatura origjinale në ekspozitën “Euro Humor”.
Një ndër hapësirat e ekspozimit I është kushtuar disa artistëve ukrainas, të cilët sjellin tema të ndryshme, mes tyre dhe lufta dhe paqja.
“Ndodhemi në një sallë të artistëve nga Ukraina. Veprat në fjalë i përkasin një artisti nga Ukraina, Yuri Kosobukin. është një karikaturist i famshëm dhe unë këmbëngula që ta sillte Eurohumori italian në këtë sallë pikërisht për t’i bërë një homazh veprës së tij. Së bashku me dy tre autorë të tjerë po nga Ukraina që çuditërisht qëlluan po rastësisht dita e inaugurimit kur në Ukrainë filloi lufta. një temë ishte “lufta dhe paqja” që Yuri Kosobukin ka vizatuar dy zotërinj që i falin një pëllumb në kafaz njëri tjetrit”, tha piktori Agim Sulaj.
Vetë artisti Agim Sulaj I njohur për stilin e tij hieperrealist, por edhe për humorin therës në karikatura ka paraqitur një sërë punimesh.
“Kam 18 punime dhe janë vepra që janë vlerësuar ndërkimëtarisht. me tema si varfëria, lufta, e ardhmja e fëmijëve, censura dhe janë tema të pikturuara në stilin tim”, tha piktori.
Kjo ekspozitë është kuruar nga Gianni Martini dhe Abaz Hado, njëkohësisht drejtor i Galerisë së Tiranës.
“Sillet për herë të parë një fond i madh i eurohumorit në karkiatura oriigjinale. Kemi dhe disa riprodhime të revistës hosteni nga arkiva”, tha Abaz Hado, drejtor i GAT./ KultPlus.com