21 Shtator, 2022 - 3:22 pm
Policy Hub, në bashkëpunim me Institutin SINK, mbështetur nga Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë, është duke zbatuar projektin “Arti, afron Europën më pranë të rinjve”. Ky projekt ka si qëllim afrimin e të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova më pranë Europës, nëpërmjet nxitjes së krijimtarisë artistike dhe angazhimit të artistëve, ku edhe kanë hapë thirrjen për artistë nga Kosova dhe Shqipëria që të aplikojnë me punimet e tyre për ekspozitën “Evropa ime”, shkruan KultPlus.
Organizatorët kanë bërë të ditur se nga kjo thirrje do të përzgjidhen 20 vepra dhe do të shpërblehen edhe me motivim monetar, kurse artistët mund të marrin pjesë me fotografi, pikturë, dizenjimi (poster) apo instalacion, ose cilido medium i preferuar, që përmes artit shpreh Evropën. Kurse mosha e lejuar për të marr pjesë në këtë thirrje është deri në 29 vjet.
‘Ekspozita do të jetë platformë e shpërfaqjes publike mbi Europën, mbi ngjyrimet e identitetit europian dhe perëndimor të shqiptarëve, duke ndikuar në kuptimin më realist se të artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova”, thuhet në njoftim, ku sipas tyre artistët duhet të dërgojnë një CV dhe një model të veprës artistike me të cilën dëshirojnë të konkurrojnë në adresën e email-it: [email protected] për Shqipërinë dhe për Kosovën [email protected] deri në datën 10 tetor 2022. / KultPlus.com