8 Mars, 2023 - 1:43 pm
Nëntë artistë do të prezantohen me ekspozitë të përbashkët sonte, më 8 mars, ekspozitë që për kuratore ka artisten Diella Valla, shkruan KultPlus.
Ajo ka njoftuar se në këtë ekspozitë që edhe titullohet “Femizmi në art”, janë përfshirë punime që kanë për bazë gruan, me qëllim që të adresohet edhe me rastin e 8 marsit, ditë kjo që edhe shënon ditën e gruas.
Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë: Drilon Shoshi, Tinka Kelmendi, Eris Havolli, Nderim Bytyci, Debora Hetemi, Albiona Berisha, Dijeta Smajlaj, Gerta Hameli dhe Diella Valla.
Ekspozita hapet sonte në ora 19:00 dhe rri e hapur për dy javë në KultPlus Caffe Gallery./ KultPlus.com