5 Dhjetor, 2022 - 6:15 pm
Të enjten, më 8 dhjetor, në ora 18:00 vjen ekspozita të krijuar nga Muzeu Virtual i Refugjatëve në bashkëpunim me Elvira Thaçi dhe Edvin Susuri, përcjell KultPlus.
Ekspozita do të shfaq storje nga Muzeu Virtual i Refugjatëve (https://museumofrefugees-ks.org/), muze i cili është i përkushtuar për ofrimin e një hapësire për memorializimin dhe dokumentimin e përvojave të refugjatëve përmes rrëfimeve audio. Kjo hapësirë kontribuon në njohjen simbolike të vuajtjeve dhe shkeljeve të të drejtave themelore të civilëve gjatë luftës në Kosovë.
Kjo ekspozitë synon të frymëzojë qytetarët që të bashkohen me kërkesën ndaj institucioneve përgjegjëse për zbatimin e mekanizmave të duhur për ballafaqimin me të kaluarën. Në të njëjtën kohë, rrëfimet synojnë të sfidojnë diskursin publik të njëanshëm dhe etniko-nacionalist lidhur me të kaluarën e Kosovës duke rritur empatinë shoqërore ndaj eksperiencave të civilëve nga të gjitha grupet etnike.
Ekspozita do shfaqet në Grand Hotel (3d Floor, Lamella c) / KultPlus.com