9 Nëntor, 2022 - 7:00 pm
Paper Gallery në bashkëpunim me Prishtina Biennale së shpejti do të hapë ekspozitën “Retrospektivë” të Musë Prelvukaj, përcjell KultPlus.
Kjo ekspozitë kthen në kohë përmes vizatimeve të artistit duke lundrar nëpër vite, nga të 60’tat deri sot.
Musë Prelvukaj i përket gjeneratës së parë që diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës dhe këtë e vërejmë më së miri në teknikat e vizatimeve të ekspozuara. Përmes shprehjes së gjallë të vijave, dramaticitetit dhe elementeve analitike me shkronja dhe simbole artisti krijon figracione kompozicjonale të ndryshme të cilat e formojnë një imazh në tërësi. Motivet epike janë prezente në këto punime. Këto vepra kanë udhëtuar nëpër dhjetra ekspozita kolektive, kurse për një muaj ato do të jenë pjesë e ekpozitës personale retrospektive në hapësirat e Paper Gallery.
Jetesa në kohën kur është kërkuar puna e dorës, hulumtime të shumta, diciplinë dhe përkushtim, i komplimenton vizatimet të cilat i krijon Musë Prelvukaj.
Ekspozita do të hapet nesër, duke filluar nga ora 18:00. / KultPlus.com