21 Shtator, 2024 - 6:31 pm
Ekspozita “Ura Kulture: Dialog Artistik Kosovë- Greqi” që u hap në mbrëmjen e së premtes në Selanik të Greqisë, përkatësisht në Gallery Myro Selanik kishte mbledhur artadashës të shumtë shqiptarë e grek, të cilët shijuan për së afërmi punimet e rreth 30 artistëve shqiptarë që kishte përmbledhë Expoart. 40, përkatësisht artistja Majlinda Kelmendi, shkruan KultPlus.
Veprat e artistëve pjesëmarrës, sikurse edhe organizatori u vlerësuan nga të pranishmit, projekt që kishte për qëllim edhe bashkëpunimin mes kulturave të shqiptarëve dhe atyre greke.
Kjo ekspozitë është mbështetë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, kurse kjo ekspozitë do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri më 28 të këtij muaji./ KultPlus.com