31 Mars, 2025 - 6:07 pm
Në Londër, një ekspozitë e re e artit dixhital po tërheq vizitorë të shumtë falë tematikës së veçantë atë të Egjiptit të Lashtë.
E krijuar në bashkëpunim me historianë, kjo ekspozitë paraqet varre mistike, thesare të arta dhe historinë e jetës së faraonit Tutankhamun.
Në ekspozitë janë shfaqur artefakte origjinale nga koleksionet private të arkeologëve, duke përfshirë ato në pronësi të arkeologut britanik Howard Carter.
“Objektet e vërteta kanë një magji të veçantë. Kur sheh një objekt origjinal përpara një kopjeje, është absolutisht ndryshe sepse është një kopje. Një kopje është një kopje. Por origjinali, mendoj se ka një shpirt. Ka jetën e egjiptianëve të lashtë. Dhe kjo është arsyeja që shumë njerëz janë të interesuar të shohin objektet origjinale”, shprehen ekspertët.
Në këtë ekspozitë historia është e ndërthurur me teknologjinë e fundit. një kombinim i mrekullueshëm i së shkuarës dhe së tashmes që sjell përsëri në jetë misteret e botës së Tutankhamunit.
Vizitorët do të eksplorojnë gjashtë galeri që gërmojnë në qytetërimin egjiptian, me pika kryesore duke përfshirë zërin e Howard Carter që rrëfen zbulimin e varrit të faraonit Tutankhamun.