7 Mars, 2019 - 4:00 pm
Me rastin e 7 marsit, Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë vjen me një ekspozitë mjaft interesante për publikun mbi vlerën e mësuesit dhe arsimit si një hallkë e rëndësishme në zhvillimin e një shoqërie.
Ekspozita pasqyron për publikun “Dëftesa dhe diploma të shkollave të Korçës” që prej fillimeve e deri në Luftën II Botërore.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka uruar festën e 7 marsit me anë të kësaj ekspozite. “Gëzuar 7 Marsin! Faleminderit armatës së dijes që përgatit dhe formon të ardhmen e kombit shqiptar.Ju presim në ekspozitën “Dëftesa dhe diploma të shkollave të Korçës” prej fillimeve e deri në Luftën II Botërore në Muzeun Kombëtar të Arsimit ”Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, Korçë””, tha ajo.