1 Gusht, 2022 - 8:45 pm
Është zbuluar në Casalvecchio të Puglias vepra murales e titulluar “Epopeja e Gjergj Kastriot Skënderbeut”, një vepër eksperimentale dhe novatore, e krijuar nga Shoqata Stornara Life Aps, si pjesë e ‘Sthar Lab’ të Rajoni i Pulias, për rritjen dhe përdorimin e trashëgimisë kulturore.
Projekti ndjek elementin karakteristik të Casalvecchio: origjinën e tij arbëreshe dhe ruajtjen e trashëgimisë jomateriale historiko-gjuhësore, me synim krijimin e elementeve të tërheqjes materiale, për të rritur turizmin e fshatit. Hapësirat e përdorura për “Artin e Rrugës” janë identifikuar në bazë të një shtegu që nga jashtë qytetit (muri rrethues i varrezave) kalon përmes Bibliotekës së Komunitetit, e cila ka një seksion kushtuar letërsisë arbëreshe dhe, përmes shkallëve të “Via Grieco”, lidh qendrën historike me muralin arbëresh të përfunduar më parë. Artisti argjentinas Alaniz Emanuel (@alanizart) dhe francezja Margot Calliadan (@ margay_art-) kanë krijuar një përfaqësim të heroit kombëtar shqiptar, i cili dominon qendrën e Casalvecchio, dhe një betejë të famshme në hyrje të qytetit.
Por projekti nuk ka përfunduar me këtë murales. Përgjatë rrugës “Via Grieco”, do të krijohet një mural i shkruar që do të lidhë krijimet e reja me pemën e vëllazërisë së krijuar më parë. Projekti është pjesë e një sërë iniciativash për promovimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe që administrata komunale e Casalvecchio ka promovuar prej disa vitesh për të gjeneruar kohezion social, me synim rritjen me pjesëmarrje të ofertës kulturore dhe konsolidimin e strukturën e komunitetit.
Në përurim ishin të pranishëm autoritetet rajonale dhe lokale, presidenti i Stornaralife, Lino Lombardi, artistët që kanë krijuar veprën dhe Presidenti i Qendrës së Studimit Akander, Antonello D’Arcangelo. Si dhe hoqatat Tallandishat të Katundit dhe Yllazët të Rëgjenda./diasporashqiptare/ KultPlus.com