Erlisa Çerkini sonte sjell ekspozitën e radhës

22 Nëntor, 2018 - 4:00 pm

Erlisa Çerkini, një piktore e re e tejet premtuese në skenën e artit pamor sonte do të prezantohet me ekspozitën e radhës në Raiffeisen Gallery, shkruan KultPlus.

Erlisa Çerkini e cila është vetëm 15 vjeçare, vitin e kaluar është prezantuar me ekspozitën e parë personale në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku punimet e saj kishin dëshmuar që talenti i saj tejkalon moshën.

Erlisa B. Çerkini është e lindur me 24 nëntor 2003. Në vitin 2015 është prezantuar në ekspozitën kolektive të organizuar nga Fondacioni për të rinjtë e botës ‘Ibrahim Kodra’, kurse në gusht ka prezantuar ekspozitën personale në Etno Fest.

Në Dhjetor 2017, ajo është shpërblyer nga Ambasadori Anglez në Kosovë, me Mirënjohje për Qytetare Aktive.

Ekspozita do të hapet sonte prej orës 19:00 në Raiffeisen Gallery./ KultPlus.com

Të ngjajshme