15 Dhjetor, 2017 - 4:00 pm
Artisti dhe kuratori Erzen Shkololli, është përzgjedhur ne mesin e shumë artistëve ndërkombëtarë që të marr pjesë në rezidencën e Jackman Goldwasser 2018, në Çikago, shkruan KultPlus.
Çdo vit, ky program ofron një platformë për artistët ndërkombëtarë, kombëtarë dhe lokal për të shprehur rreziqet e tyre kreative në praktikën e punës së tyre dhe për të zgjeruar rrjetet e tyre profesionale. Ky projekt i cili ka filluar në vitin 2012, ka ndikuar që artistët vizitorë të zhvillojnë punën e tyre dhe pasurojnë kontekstin e krijimit të artit në Çikago.
Erzen Shkololli momentalisht është drejtor i Fondacionit “Unë e dua Kosovën” në Prishtinë. Ka qenë gjithashtu, këshilltar kuratorial për documenta 14. Praktika e tij artistike përdorë ritualet dhe folklorin vendas për të tërhequr vëmendjen te situata specifike socio-politike dhe është ekspozuar ndërkombëtarisht në muze, siç janë: Van Abbemuseum, Eindhoven; Centre Pompidou, Paris, dhe Fridericianum, Kassel. Nga viti 2008 deri më 2009 ishte përfitues i Bursës së DAAD-së për Artistët në Rezidencë. Nga viti 2003 është anëtar i Parlamentit Europian të Kulturës./ KultPlus.com