6 Shtator, 2023 - 1:26 pm
Në objektin e Komunës së Prishtinës, nesër do të mbahet ekspozita ‘Ethos’, qëllimi i së cilës është të eksplorojë lidhjen midis identitetit dhe vlerave, se si këto mund të shfaqen në artin bashkëkohor, shkruan KultPlus.
Ekspozita vjen nga krijimtaria e studentëve të Artit Konceptual dhe Mediave të Reja, Arkitekturës dhe Dizajnit të Modës.
Kuratore e Ekspozitës është Bora Kelmendi Beqira, ndërsa artistët pjesmarrës janë: Algeta Shurdhaj, Altin Ibrahimi, Antika Veseli, Besarta Hoxha, Bleranda Fejza, Dhurata Begolli, Diona Musliu, Elmedina Rrahmani, Emine Dajaku, Era Goga, Erion Kllokoqi, Eron Berisha, Jon Rexhaj, Leona Hyseni, Rinea Mustafa, Sabile Berbatovci, Trina Hashani, Yllza Sadiku.
Ekspozita do të mbahet më datë 7 shtator ora 12:00 në Komunën e Prishtinës, Drejtoria për Kulturë, Kati 2 – (Komuna e vjetër)./KultPlus.com