23 Gusht, 2020 - 3:22 pm
Artistja e bazuar në Londër Sarah Ezekiel ka fituar njohje ndërkombëtare falë imazheve që ajo krijon.
Por puna e saj është edhe më unike, pasi artistja arrin ta realizojë atë edhe pse nuk ka mundësi të lëvizë gjymtyrët e saj.
Pikturat e Ezekiel prodhohen duke përdorur lëvizjet e syve të saj falë një teknologjie të specializuar që i përkthen këto lëvizje në kompjuter.
Kjo teknologji i ka dhënë mundësi Ezekiel të ushtrojnë profesionin e saj edhe pse ka humbur mundësinë për të lëvizur gjymtyrët.
Për CNN ajo shprehet se jeta e saj më parë ishte një jetë e thjeshtë, një nënë që gatuante e pastronte në shtëpi, ndërsa fillet e sëmundjes së saj, ALS, ajo i përshkruan si vite shumë të vetmuara. Ndërkaq, sot, siç shprehet tutje ajo për CNN, teknologjia ia ka ndryshuar jetën për të mirë.
”Të jesh një artiste si pasojë e teknologjisë, më ka përmirësuar këndvështrimin tim për jetën dhe më ka hapur shumë mundësi. Unë nuk mund të krijoja për vite me radhë, mirëpo teknologjia e ka mundësuar përsëri artin për mua”, potencon tutje ajo për CNN. / KultPlus.com