30 Korrik, 2018 - 6:30 pm
Balkan Union në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit prezantojnë festivalin veror ‘Angros’ i cili mbahet më datat 3, 4 dhe 5 gusht, përcjellë KultPlus.
‘Angros’ ishte emri i lumit Morava në antikitet. Ky festival është një iniciative e nxitur nga nevoja për aktivitete rekreative dhe edukative gjatë muajve të verës kur qyteti i Gjilanit popullohet nga bashkatdhetarë, studentë dhe mysafir të ndryshëm.
Këtë vit mbahet edicioni i parë që ka siguruar një program mjaft të pasur me grupe muzikore dhe DJ, kuzhinë tradicionale dhe aktivitete e lojëra tjera interesante për vizitorët.
Si një ndër ngjarjet më të mëdha në qytet, festivali është kujdesur për të gjitha detajet në mënyrë që vizitorët të kenë rehati dhe siguri, ndërsa shijojnë aktivitetet dhe produktet më të mira të vendit. Në aspektin kulturor festivali ‘Angros’ është kujdesur që të pasqyroj autenticitetin dhe atributet unike të qytetit, përfshi edhe artistë të ndryshëm të vendit me performanca dhe vepra të tyre. Kjo mënyrë e ekspozimit të vlerave të qytetit përballë bashkatdhetarëve dhe në bashkëpunim me rininë tonë siguron që vlerat tona të promovohen edhe tek diaspora dhe kështu të kontribuojmë në bashkëpunim artistik e kulturor edhe me potencialin tonë në Evropë.
AGJENDA:
Dita e Hapjes (Dita I) 03.08.2018
Ekspozita, Zumba dance, JUTBINA [KS], Albulena and Band [KS], Mentor Haziri and Band nga Kosova, Teelco nga Shqipëria, Tino Deep nga Kosova, Kiki La Rochelle nga Shqipëria
Dita II – 04.08.2018
Ushqime Tradicionale, Organizimi i punëtorive në fushën e Artit dhe riciklimit, punëtori me fotografi, Stand Up comedy Avni Shkodra, Tanju Şerif, DAGG X BASE nga Kosova, LILAC nga Kosova
LEKE dhe TOTON nga Kosova
Dita III 05.08.2018
Yoga, Ushqimi tradicionale, Vazhdimi i punës së punëtorive, poezi, përmbyllja e festivalit. /KultPlus.com