16 Janar, 2019 - 9:54 am
Komuna e Gjilanit organizon edicionin e 28-të të manifestimit tradicional kulturor “Flaka e Janarit” që mbahet në nderim të heronjëve, dëshmorëve e martirëve të kombit.
Manifestimi zakonisht nis me homazhe tek varrezat dhe lapidarët e dëshmorëve duke vazhduar pastaj me aktivitetet të tjera sikurse arti pamor, skenik, letrat dhe ai muzikor, të cilët cilësohen si katër shtyllat kryesore të Flakës së Janarit.
Festivali i filmit të shkurtër “Film-Flaka” dhe festivali i fotografisë “Foto-Flaka” këtë vit nuk do të marrë pjese në manifestimin e “Flakës së Janarit”.
Regjisori Burim Baftiu në një intervistë në Rtk ka thënë se prej fillimit të angazhimit të “Foto-Flim Flaka” ka hasur në shumë vështirësi ani pse qytetarët kanë pasur shumë interesim për filmat shqip.
“Dy vitet e para ka shku më vështirësi mirëpo pa ndonjë arsye normale Komuna e Gjilanit ka vendosur që të mos organizojë “Foto-Film Flaka”, drama shqipe dhe interesimi i qytetarëve ka mbushur sallat për 3 vite. “Foto-Film Flaka” ka marrë një përmasë të madhe interesimi”, ka thënë regjisori Baftiu.
Si arsye Komuna e Gjilanit është shprehur se dëshiron të rikthehet tek katër shtyllat tradicionale gjë që “Foto-Film Flaka” nuk konsiderohet si pjesë e asaj shtylle.
“Foto-Film Flaka” sipas Baftiut qëllim kryesor ka plotësimin e hapësirës dhe jo konkurrencën ne festival.
Festivali “Flaka e Janarit” zgjat tri javë ku grumbullon një numër të madh artdashës./KultPlus.com