Filmi i njohur “Tomka dhe shokët e tij” gdhendur në muralin e Tiranës (VIDEO)

9 Qershor, 2018 - 2:30 pm

Një aktivitet mjaft i veçantë është zhvilluar në Tiranë nga data 25 maj deri më 4 qershor, ku artistë nga 12 vende të botës kanë realizuar 20 vepra të ndryshme murale dhe fasada.

“Tirana Calls for Street Artists” ka mbledhur mjeshtrat e artit mural, ndërsa ai që ka rënë më shumë në sy është “Tomka dhe shokët e tij” duke i rikthyer shumëkujt kujtimet e fëmijërisë nga Elton Sulo.

rbt

Sulo duket se i njeh mirë qytetarët shqiptarë, teksa për të ngjyrosur Tiranën e zbehtë ka vendosur të realizojë një ndër filmat më të preferuar shqiptarë pikërisht në rrugën “Pjetër Bogdani” në zonën e Ish-Bllokut.

KultPlus ju përcjellë një video të shkurtër nga punimi i muralit “Tomka dhe shokët e tij”, i cili përcillet edhe me këngë. / KultPlus.com

Të ngjajshme