Fotografi i njohur peruan frymëzohet nga eleganca e gruas arbëreshe

5 Korrik, 2021 - 12:00 pm

Mario Eduardo Testino, fotograf i njohur për fotografi të portreteve dhe të modës, ka gjetur frymëzim edhe në gruan arbëreshe, shkruan KultPlus.

Fotografi i shumë fytyrave të njohura botërore, kësaj here ka zgjedhur të paraqesë elegancën e gruas arbëreshe. Ai e përshkruan realizimin e këtij seti si një përvojë të mahnitshme që e e bëri atë të kuptojë se sa e rëndësishme është lidhja me traditat dhe vendin e lindjes, pavarësisht shpërnguljes në një vend e kulturë tjetër.

““ELEGANCA, GRUAJA ARBERESHE”, vitin e kaluar pata mundësinë të fotografoj ‘Arbëreshë’, njerëz me origjinë shqiptare në Sicili. Ata erdhën shekuj më parë dhe u bënë pjesë e Italisë, por kurrë nuk i harruan traditat e tyre ose lidhjen e tyre me vendin e tyre të lindjes. Takimi me ta ishte një përvojë e mahnitshme dhe më kujtoi mua, si një peruan, se largimi nga vendi juaj nuk do të thotë të humbni atë që jeni.”- shkruan Testino.

KultPlus ju sjell këtë fotografi të Testinos, ku shihet mjeshtëria e fotografit e ndërlidhur me elegancën dhe bukurinë arbëreshe./ KultPlus.com

Të ngjajshme