3 Dhjetor, 2018 - 2:30 pm
Fotografi i tha të bënte një përpjekje të buzëqeshte, dhe kjo vogëlushe siriane buzëqeshi kështu…
Një buzëqeshje që të shkallmon.
Një buzëqeshje që duket sikur të akuzon, që ti, në cepin e largët të botës, nuk bëre asgjë që kjo tragjedi të mos ndodhte.
Sepse ligjet e luftërave i miratojnë njerëz si ty; prej mishi, gjaku dhe zemre…
Dhe se po njerëz si ty; prej mishi, gjaku dhe zemre, mund të kishin bërë më shumë rezistencë të mos t’i miratonin…
Një foto e denjë për t‘u vendosur në Sallën e Kongresit Amerikan, në Shtëpinë e Bardhë, në Selinë e Kombeve të Bashkuara, dhe mbi të gjitha në kabinat e pilotëve të avionëve bombardues.
Bota ngjan kaq e pistë përballë syve të përlotur të kësaj fëmije që sforcohet të buzëqeshë, por buzëqeshja nuk i del…
Arlinda Guma