6 Nëntor, 2017 - 2:25 pm
Arti imiton jetën dhe anasjelltas, por kërkon një sy të mprehtë dhe një refleks të shpejtë për të kapur momentin. Fotografi Stefan Draschan ka pushtuar mediat sociale me fotografitë, në të cilat shihen disa njerëz, dukja e të cilëve është përshtatur me pikturat në muze, shkruan New York Daily News, përcjellë KultPlus.
“Më parë, unë mërzitsha nga njerëzit që qëndronin para veprave të artit, sepse më pengonin që edhe unë t’i shihja ato”, thotë Draschan, 38 vjeçar, i cili është austriak dhe jeton në Paris. “Por tani kjo ka ndryshuar.”
Për Draschan, muzeu nuk është më vetëm një vend ku ruhen vepra arti, por ku vetë vizitorët bëhen krijues.
“Unë vazhdoj ta zgjeroj këtë mendim duke i bërë vetë vizitorët një vepër arti”, thotë ai.
Fillimisht, bërja e fotografive ishte një mënyrë për të mbajtur duart dhe mendjen e tij të zënë pas braktisjes së pirjes së duhanit katër vjet më parë. Fotografia “është bërë obsesioni im,” thotë ai.
Dhe kjo i ka dhënë atij fokusin në jetën e tij. “Unë kam qenë një gazetar, mësues, kam pasur një bar dhe isha DJ, nuk e dija që të shohësh është talenti im kryesor”, tregon Draschan.
“Unë vetëm i mbaja sytë hapur dhe ecja rrotull, ndërsa kjo më frymëzonte dhe më mbante të freskët”, thotë ai. “I vetmi zhgënjim është kur njerëzit largohen papritmas ose kur shkoj në shtëpi, e kuptoj që fotografia ka dalë nga fokusi. Kjo më ndodhte shpesh në fillim. “/ KultPlus.com