5 Qershor, 2021 - 2:29 pm
Fotografi Platon ka realizuar pamje me kontrast të lartë të disa prej fytyrave më të njohura në botë, duke përfshirë këtu, ish-presidentin amerikan Barack Obama, presidentit rus Vladimir Putin, tenistes Serena Williams, biznesmenit miliarder Elon Musk, themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg, e këngëtarëve Adele dhe Harry Styles.
Të gjithë këta janë fotografuar nga Platon, derisa qëndronin të ulur përballë kamerës së tij.
Por tani artisti britanik, po heq portretet e tij, duke lëshuar një koleksion të ri të veprave që secila përmban vetëm një iris nga sytë e këtyre të famshmëve, udhëheqësve të fuqishëm politikë dhe figurave të diskutueshme. Ndërkohë, se kujt i takon irisi, do të mbetet sekret për të tjerët, përveç blerësve të imazheve.
Platon, i cili është fotograf i rregullt për revistën “Time”, ka thënë se ka parë anë të ndryshme të syve të figurave që ka fotografuar, përcjell KultPlus.
“Kam shikuar në sytë e Gaddafit dhe Putinit. Gjithashtu ka pasur momente të ngushta me Princin dhe Edward Snowden”, ka thënë ai duke bërë të ditur se projektin e tij për të ndarë vetëm irisn e syrit të të famshmëve, e ka quajtur “Eye Love You, Eye Hate You”.
Të gjitha këto pamje, në total fotografitë më 36 irisë të syve të disa prej njerëzve më me ndikim në botë, ai do t’i shesë ndërkohë që vetëm blerësi do të mund të kuptojë se syrin e kujt po e blen. / KultPlus.com