Fotografi zviceran ofron një udhëtim për të vizituar dhe fotografuar Shqipërinë

16 Janar, 2019 - 10:24 pm

Shqipëria është bërë shumë atraktive për turistët e huaj dhe mediat e huaja. Gjithashtu edhe numri i turistëve po rritet nga viti në vit.

Hans Peter Jost është një fotograf i pavarur që nga viti 1984, derisa ka vizituar rregullisht Shqipërinë që nga viti 1991, pra para periudhës së komunizmit, shkruan albinfo.ch.

Ai madje ka botuar një libër me fotografi për Shqipërinë. Tani ai ofron udhëtim për të interesuarit për të vizituar Shqipërinë dhe për të bërë fotografi gjatë udhëtimit.

Hans Peter Jost shprehet se Shqipëria të ofron një peizazh mjaft të bukur, ku ka shumë vende të bukura për t’i vizituar dhe fotografuar, përcjell albinfo.ch.

Ai do të jetë shoqëruesi juaj dhe mund të bisedoni edhe për fotografi. Ky udhëtim zhvillohet në një grup të vogël prej 6-10 vetash.

https://albanienreisen.ch/tours/fotoreise-durch-suedalbanien-mit-dem-fotografen-hans-peter-jost/?fbclid=IwAR2OV45XZ83AsMGF0G_S9Y68pTGm2S9bNF3osjt_bDcryt-qsO_f3_ajdu8

Të ngjajshme