Fotografitë e bukura, por Prishtina nuk po shihet prej ajrit të ndotur

9 Dhjetor, 2019 - 5:52 pm

Ajri në Prishtinë momentalisht është në vlerën afër 150, që nënkuptohet ajër i pashëndetshëm.

Plot sëmundje jo vetëm të kanaleve respiratore, por edhe të tilla që lidhen me shëndetin mental, me mushkëritë, me zemrën, me kancerin, po kalojnë në trupin e atyre që jetojnë në Prishtinë këto ditë të ndotura.

Për dikë me fokus fantastik të aparatit, krejt kjo situatë i përngjanë një Chernobili të kohëve moderne, një mundësi për të realizuar fotografi.

Keq që Netflix nuk është në Kosovë momentalisht, për të xhiruar një sagë tjetër njerëzore.

Marjan Komani ka realizuar këto fotografi që tregojnë për tmerrin e ajrit të ndotur në Prishtinë, që fillon kësisoj në dhjetor dhe vazhdon deri në muajin shkurt a mars.

Degradimi i ajrit zakonisht është rezultat i kombinimit të një kokteji ndotës i cili përbëhet nga grimcat (organike ose inorganike), apo substanca të tjera që përfshijnë ndër të tjera edhe gazet (si dioksidi i karbonit, monoksidi i karbonit, dioksidi i sulfurit, oksidet e nitratit, metani dhe klorfluorkarboni) tek të cilat shkalla e përqendrimit dhe zgjatja e pranisë është e mjaftueshme për të prodhuar një efekt toksik apo ekotoksik. / KultPlus.com

Të ngjajshme