Fotografja që dokumentonte të pastrehët, gjen babain në mesin e tyre

5 Shtator, 2021 - 7:28 pm

Diana Kim, një fotografe dhe studente e drejtësisë ishte braktisur nga babai i saj kur ishte vetëm 5 vjeç, duke rezultuar në një jetë aspak të lehtë për fotografen.

Në vitin 2003 kur ajo kishte filluar të fotografonte të pastrehët nëpër rrugë si pjesë e një projekti të saj personal që e kishte nisur për t’i ndihmuar këta persona. 9 vite më vonë, në vitin 2012, përmes këtij projekti ajo kishte arritur të zbulonte babain e saj biologjik. Njeriu të cilin e mban mend se ia ktheu shpinën atëherë kur i nevojitej më së shumti, kishte mbetur pa shtëpi, i palarë, me rroba të pista dhe tejet i dobët fizikisht. Ai madje as nuk e njihte të bijën, shkruan NBC News, përcjell KultPlus,

I prekur nga skizofrenia, ai refuzonte të merrte trajtim mjekësor, të hante, të lahej apo të vishte rrobat që Kim ia blinte. Mirëpo, pak vite më vonë kur i ati kishte pësuar sulm në zemër, pas trajtimeve mjekësore ai ishte kthyer në gjendjen e mëparshme duke rezultuar kështu në rregullimin e raporteve me të bijën.

Tani Kim tregon se babai i saj është në gjendje të mirë dhe kanë raporte të mira me njëri-tjetrin. / KultPlus.com

Të ngjajshme