Fotoja e Lladës ku u vra heroi Zahir Pajaziti mes fotografive më të mira të vitit nga National Geographic

12 Dhjetor, 2022 - 1:04 pm

National Geographic ka zgjedhur fotografitë më të mira të vitit 2022. Dhe mes tyre, është edhe një nga Kosova.

Nga 2 milionë e 238 mijë e 899 fotografi të dërguara në National Geographic, është edhe një nga Llapi – vendi ku ishte vrarë heroi i kombit Zahir Pajaziti.

Përshkrimi i fotografisë në gjuhën shqipe: “Lladovc, Kosovë | Një Lladë është mbyllur në një kuti xhami në një memorial për heronjtë e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Vetura mbante anëtarët e UÇK-së, Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahu, kur u zu në pritë nga forcat serbe më 1997.”

Kjo fotografi ishte bërë nga fotografistja Justyna Mielnikievicz.

Zahir Pajaziti ishte një komandat i UÇK-së i lindur në vitin 1962. Ai ishte vrarë më 31 janar të 1997-s bashkë me luftëtarët e lartpërmendur.

Ai ka edhe një statujë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. / Nacionale / KultPlus.com

Të ngjajshme