12 Mars, 2021 - 2:50 pm
Artisti Tammam Azzam i lindur në Damask në vitin 1980, u largua nga Siria në vitin 2011.
Disa vjet më vonë ai e publikoi fotomontazhin e tij ku e kishte vendosur pikturën ikonike të Klimt “The Kiss” në një ndërtesë të shkatërruar nga konflikti i armatosur në Siri, shkruan Klan Kosova.
Vetëm brenda 5 orëve, vepra e Azzam është pëlqyer nga mbi 20 mijë njerëz dhe është shpërndarë 14 mijë herë.
Kujtojmë se “The Kiss” është kryevepër e piktorit të mirënjohur austriak, Gustav Klimt.