Franca dhe Londra këtë vit mirëpresin ekspozitën mbi ndikimin e Michael Jackson-it në artin bashkëkohor

6 Qershor, 2018 - 2:00 pm

Në Francë në Grand Palais do të hapet ekspozita e cila shpërfaq ndikim që Michael Jackson ka pasur në artin bashkëkohorë duke filluar nga viti 1980 e deri sot. Fillimisht kjo ekspozitë do të prezantohet këtë verë në Londër me rastin e ditëlindjes së 60-të të këngëtarit dhe pastaj në nëntor në Francë, përcjell KultPlus.

Michael Jackson është një nga figurat kryesore të shekullit XX i cili edhe 10-të vite pas vdekjes së tij vazhdon që të ketë ndikim të njerëzit. Incizimet e tij vazhdojnë që të shiten në gjithë botën gjersa video-incizimet, koreografitë e tij po ashtu akoma kanë ndikim.

Kjo ekspozitë vë në pikëpyetje arsyet e ndikimit që ai ka pasur në kulturë. Ekspozita bënë së bashku piktura, vizatimet, skulpturat, fotografitë, video, instilacione e të tjera të 40-të artistëve si dhe punë të krijuara për këtë rast të veçantë.

Ekspozita e quajtur “Michael Jackson: On The Wall”, është e organizuar në mënyrë kronologjike duke e përcjell transformimin e tij që kur ishte i ri deri në momentin që u bë një legjendë./ KultPlus.com

Të ngjajshme