16 Mars, 2021 - 5:55 pm
Franca do t’i kthejë një pikturë të artistit austriak Gustav Klimt, trashëgimtarëve të familjes hebreje që u detyrua ta shiste atë nga nazistët.
Ministrja franceze e kulturës Roselyne Bachelot tha se kthimi i saj pronarëve të saj të ligjshëm ishte një njohje e krimeve që pësuan.
Shteti francez e bleu veprën, Klimt-in e tij të vetëm në vitin 1980 pa e mësuar historinë e saj.
Pronarja e paraluftës e “Rosiers sous les Arbres”, pikturës “Kaçubet e trëndafilave nën pemë”, ishte Nora Stiasny, nga një familje e njohur hebreje austriake. Ajo e kishte trashëguar atë nga xhaxhai i saj, industrialisti austriak dhe koleksionisti i arteve Viktor Zuckerkandl, tha zonja Bachelot në një konferencë shtypi në Musée d’Orsay në Paris.
Zonja Stiasny u detyrua ta shiste atë në gusht 1938 me një çmim të ulët për të mbijetuar financiarisht, disa muaj pasi nazistët aneksuan Austrinë.
Në vitin 1942 zonja Stiasny u deportua në një kamp përqendrimi në Poloninë e pushtuar nga nazistët dhe vdiq po atë vit.
Tregtari i artit e mbajti kryeveprën deri në vdekjen e tij në vitet 1960.
Franca e bleu atë në ankand në 1980 për Musée d’Orsay.
“Sot ne e dimë se është me të vërtetë një vepër që u plaçkit në Austri në gusht 1938,” u tha znj. Bachelot gazetarëve.
“Vendimi që kemi marrë është natyrisht një vendim i vështirë. Ai rezulton në marrjen e një kryevepre nga koleksionet kombëtare e cila është piktura e vetme nga Gustav Klimt të cilën Franca e zotëronte.
“Por ky vendim është i domosdoshëm, thelbësor. Tetëdhjetë e tre vjet pas shitjes së detyruar të kësaj pikture nga Nora Stiasny, kjo është përmbushja e një akti drejtësie.”
Përfituesit do të jenë pasardhësit e motrës së Nora Stiasny.
Qeveria franceze do të duhet të miratojë një projektligj për ta lejuar atë të dalë nga koleksioni kombëtar dhe t’i kthehet familjes, shtoi zonja Bachelot.
Në vitin 2017, një pikturë me lule e Gustav Klimt u shit për gati 48 milion paund në Londër./ KultPlus.com