21 Shkurt, 2020 - 4:33 pm
Jeta që e kishte çuar piktorja Frida Kahlo, kishte qenë një jetë e çrregullt dhe vazhdimisht e percjellë me ndjenjën e braktisjes. Ajo çfarë nuk e kishte lënë asnjëherë vetëm kishte qenë arti i saj. Të gjitha vuajtjet që ajo i përjetonte i barte në piktura, duke u munduar në këtë formë ta mbushte zemrën boshe të saj.
Duke shikuar më thellë jetën dhe personalitetin e Frida Kahlo, mund të thuhet se Frida mund të ketë vuajtur nga çrregullimi i personalitetit Border-Line (BPD) . Në përgjithësi, njerëzit me BPD rrethohen nga ndjenja kaotike dhe u mungon stabiliteti. Marrëdhëniet e tyre emocionale janë të paqëndrueshme, ata përjetojnë frikë të jashtëzakonshme nga braktisja dhe ata përpiqen të shmangin braktisjen duke përdorur edhe teknika manipuluese. Kjo mbase mund të shpjegojë pse Frida ndihej e pashpresë dhe e zbrazët gjatë gjithë jetës së saj.
Gjatë gjithë jetës së saj, Frida po përpiqej të ndjehej e lidhur me botën dhe e plotë. Ajo kërkonte vazhdimisht dashuri, aprovim dhe vëmendje nga njerëzit përreth saj në mënyrë që të ndjehej më e gjallë. E gjithë kjo kishte rrjedhë nga vitet e saj të fëmijërisë. Sëmundja e saj në moshën gjashtë vjeç me këmbën e saj e bënë atë të ndjehej e brishtë, e dobët dhe inferiore ndaj fëmijëve të tjerë. Megjithatë, ishte brishtësia e saj ajo që e afroi babanë e saj me të. Ai gjithmonë e ndihmonte atë dhe kujdesej për të. Frida ishte fëmija i tretë i martesës së dytë të babait të saj dhe kështu ajo kishte frikë se ai do ta linte pas dore.
Ajo u përpoq ta bënte atë ta donte atë më shumë sesa fëmijët e tjerë dhe e lidhi atë pas saj. Kjo ishte një temë e cila vazhdimisht përseritej në jetën e saj. Nëna e saj nga ana tjetër, nuk ishte aq e kujdesshme sa babai i saj, dhe kjo bëri që të linte hapësirë boshe në zemrën e saj.
Në mënyrë të pashmangshme, ajo ishte përpjekur të merrte nga burri i saj dashurinë që nuk e mori kurrë nga nëna e saj. Diego ishte një burrë i moshuar, me të cilin ajo ndihej e sigurt, sepse ai e mbronte ashtu si bëri babai i saj. Megjithatë, Diego kishte qëllim shumë më tepër për Fridën. Ai nuk ishte vetëm partneri i saj por edhe mentori i saj. Ndikimi i tij e ndihmoi atë të formësonte artin dhe personalitetin e saj. Ajo e kishte idealizuar. Ata ishin të lidhur fort me njëri-tjetrin. Njëri kishte nevojë për tjetrin të ndjehej i plotë si një person. Sa herë që kjo lidhje e veçantë prishej, shkaktonte një regullim të madh jetë, veçanërisht në jetën e Fridas.
Ajo ndjehej e braktisur, e vetmuar dhe e zemëruar. Jeta e saj nuk kishte asnjë kuptim. Nuk është për t’u habitur që ajo falte pabesitë e tij të shumta dhe u rimartua me të. Ata ndanë një përvojë emocionale që e bëri Fridën të ketë nevojë për Diegon në mënyrë që ajo të jetojë dhe ta mbajë gjallë artin e saj, ndërsa për Diegon nuk ishte diçka ndryshe.
Vetë fragmenti i Fridës dhe ndjenjat e braktisjes janë të dukshme në të gjitha pikturat e saj. Me gjithë njerëzit që kujdeseshin për të, ajo gjithmonë ndjehej e vetmuar dhe e padëshiruar. Nevoja e saj e vazhdueshme për dashuri dhe miratim ishte e dukshme në të gjitha letrat që ajo i shkruante Diegos, miqve dhe dashamirëve të saj. Ajo e refuzoi ashpër dhe shpesh luftoi me depresionin për periudha të gjata kohore. Me gjithë ankthin dhe periudhat e depresionit, Frida thoshte se e do jetën, dhe kishte raste kur gjithçka dukej bukur.
Në vitet e saj të fundit, të gjitha ilaçet e rënda që mori, për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore, e bënin atë herë pas here paranoike. Frida kishte frikë nga vdekja dhe kështu ajo u kujdes shumë për shëndetin e saj. Problemet e saj serioze shëndetësore e bënë që ajo të bënte kontrolle të rregullta mjekësore dhe operacione të shumta.
Frida kërkonte gjatë tërë kohës vëmendje. Pamja e saj – veshjet shumëngjyrëshe, stolitë dhe lulet – nuk kaluan asnjëherë pa u vënë re. Ajo kishte arritur të krijonte një personalitet të jashtëzakonshëm që arrinte të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Sidoqoftë, Frida nuk hezitoi të shpaloste dhimbjet dhe vuajtjet e saj për të marrë atë që dëshironte – admirimin dhe vëmendjen. Dhe kjo me siguri reflektohet edhe në pikturat e saj. Duke pikturuar veten si ajo e cila ka pësuar dhimbje ekstreme, arriti të provokojë ndjenja jo vetëm të admirimit, por edhe të keqardhjes dhe simpatisë. Ajo i paraqiti problemet e saj në një mënyrë të dukshme, duke i bërë të tjerët ta shohin atë si një viktimë, qoftë nga pabesia e Diegos apo edhe dhimbjes fizike të saj.
Ajo me të drejtë fitoi titullin e “Grande Dama e Vuajtjes”, sepse ajo përdori sëmundjen e saj dhe vuajtjet në favor të saj. “Neve na pëlqen të jemi të sëmurë për të mbrojtur veten tonë”, shkroi ajo në ditarin e saj, sepse ndjeu se kur ishte e sëmurë, duhej dhe kujdesej më shumë nga të tjerët.
Asgjë nuk mund të mbushte hapësirën boshe brenda shpirtit të Fridës. E vetmja gjë që qetësonte pjesërisht dhimbjen e saj ishte marrëdhënia e saj me Diegon. Por çdo luftë ndaj tij e bëri atë edhe më keq. Me kalimin e kohës dëshpërimi i saj u rrit më shumë dhe e çoi atë në alkool dhe përdorim të tepërt të qetësuesve kundër dhimbjeve. Gjatë vitit të fundit të jetës së saj ajo bëri përpjekje të shumta vetëvrasjeje. Njerëzit me BPD shpesh sillen ashtu. Frida i donte fëmijët, por ajo nuk mund të kishte fëmijë të saj dhe kjo po e vriste atë.
Piktura ishte zgjidhja për çdo problem të saj. Të kalosh vështirësi dhe pastaj t’i shprehësh në art u bë pjesë e jetës së saj. Kjo i dha forcë asaj dhe një arsye për të jetuar. Pranimi i admirimit për veprat e saj ishte ngushëllimi i saj i vetëm në jetë. / KultPlus.com