Frika, dashuria dhe dhimbja, vijnë në ekspozitën e Lumjetë Havollit

16 Nëntor, 2019 - 12:30 pm

Xhemile Hysenaj

Mbrëmë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës zyrtarisht u hap ekspozita ”Is this me… Or do i Do it For You Only” e artistes Lumjetë Havolli, shkruan KultPlus.

”Is this me… Or do i Do it For You Only”, u hap ndryshe nga ekspozitat e tjera, Lumjetë Havolli kishte vendosur që ekspozitën e saj ta hapte duke e gdhendur në xham punimin e saj të parë të kësaj ekspozite.

Artdashësit prisnin me padurim të shihnin se cfarë do të paraqiste, pas përfundimit artistja tek e vari në mur u përcjellë me duatrokitje e urime nga të pranishmit.

Vepra paraqiste dilemën e artistes se a jemi ne njerëzit këta që i marrim rreziqet e shtatëzanisë për hir të dashurisë për fëmitë apo e bëjmë për vetveten sepse jemi pak egoist dhe dëshirojmë që gjenet tona mos të pëfundojnë me ne. ”Cka është ajo dashni kaq e madhe që gjakun tonë e bënë qumësht për fëmijën. A jam unë ajo që po rrezikoj për ty apo po e bëj vetëm për ty”, deklaroi Havolli për KultPlus.

Titulli i ekspozitës ”Is this me… Or do i Do it For You Only” që në shqip i bie ”A jam une apo po bëj gjithcka për ty”, lidhet me një rrëfim personal të artistes. Ka të bëjë me raportin nënë-fëmijë, me dashurinë e madhe për fëmiun, dashuri kjo e cila shpesh din të jetë edhe egoiste. Trajtohet dilema e madh se nevoja dhe dashuria për një fëmijë është tipike egoiste apo bëhet gjithcka vetëm për fëmijën. Ku përmes këtij rrëfimi që artistja e quan personal, shpresa dhe gëzimi marrin kuptimin e njëjtë, ku harmonia dhe çiltërsia, e bukura dhe e brishta identifikohen me njëra tjetrën duke gjetur kuptimin utopik të jetës së pashpresë, frikën nga ardhmëria dhe konfuzionin e botës njerëzore.

Katër punime ishin të varura në muret e ekspozitës të Galerisë së Ministrisë të Kulturës. Secila prej tyre paraqiste një ndjenjë të brendshme personale, pasiqë sipas autores për të është e rëndësishme që secila vepër arti e saj të ketë një kuptim. ”Nuk dua që punimet e mija të jenë misterioze, sepse me secilën dua të them dicka, nuk janë rastëisht ashtu sic janë”, potencoi ajo për KultPlus.

Në muret e ekspozitës vareshin vepra arti që i flisnin dashurisë, dhimbjes, frikës, ëndrrave e dilemave jetësore që e preokupojnë secilin individ, por që artistja në mënyrën e saj i kishte paraqitur përmes artit të saj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 2 dhjetor të këtij viti. / KultPlus.com

Të ngjajshme