12 Maj, 2024 - 4:30 pm
Njeriu ka bashkëjetuar me luftën, ndoshta më “paqësisht” se me çdo nevojë tjetër të dëshmimit mbijetues. Shpesh ju desh të luftonte me çdo mjet, vetëm për të merituar jetën. Tmerri dhe frika nuk e ndaluan atë të vdiste për atë që besonte, duke vrarë.
“Fytyra e luftës” (Le visage de la gurre) nga Salvador Dalì, ngërthen përvojën e luftës në një pikturë me të cilën ai mbledh dhe shtjellon sugjerimet e tij, duke u dhënë atyre një fytyrë. Lufta na bën të reflektojmë, ngjall ndërgjegjen, ushqen frikën.
Një fytyrë e papërcaktuar, e deformuar nga vuajtjet, e pajetë, spikat në sfondin e shkretëtirës, duke zënë pothuajse të gjithë fushën pamore të veprës.
Në një grimasë dhimbjeje, gropat e syrit hapen, buzët hapen gjerësisht dhe çdo vrimë zbulon praninë e një kafke brenda, e cila nga ana e saj përmban gjithnjë e më shumë.
Vdekja shumohet në mënyrë eksponenciale në një sekuencë ëndrrash të pafundme, duke shkatërruar çdo mundësi të shpresës në të ardhmen. Tensioni që ndjen është i njëjti që të merr frymën kur nuk mund të zgjohesh nga një makth i tmerrshëm./KultPlus.com