3 Qershor, 2023 - 11:10 pm
Piktori Mikel Temo vjen me ekspozitën personale “Faces of Uncertain Times” , fytyra të një kohe të pasigurt.
Nëpërmjet tre autoportreteve ai na rrëfen gjendjen e tij shpirtërore në gjendje të ndryshme. Por një piktor i trazuar mbizotëron në to, pasi punimet janë realizuar më së shumti gjatë periudhës së pandemisë.
Pedagogu i arteve dhe piktori i veçantë na mirëpret me një portret të mrekullueshëm të një zadrimoreje, ku qëllimi nuk është kostumi por portreti i saj I qeshur, si një maskë që çdokush nga ne e vesh çdo ditë.
Portretet e tij mund të lexohen si një metaforë për të dalë nga izolimi, nga makthi i vetmisë, nga kriza, nga të gjitha krisjet që merr njeriu modern.
Pas udhëtimeve eksploruese në muzetë e arteve në Itali dhe Francë puna e Mikel Temos u bë më abstrakte me gjurmë nga realiteti. Punët e artistit pamor Mikel Temo janë pjesë e fondit të përhershëm të Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë./Top Channel/KultPlus.com