Galeria më e re e fotografisë “ Fotografiska London” do të hapet në vitin 2018-të

7 Nëntor, 2017 - 4:55 pm

Një galeri e re e artit kushtuar fotografisë do të hapet në Londër vitin e ardhshëm. “Fotografiska London” do të jetë hapësira më e madhe e përhershme e kryeqytetit duke përfshirë 89.000 metra katror, me shtatë hapësira ekspozuese, një kinema, dy restorante, një kafene dhe një bar, shkruan The Telegraph, përcjellë KultPlus.

Bazuar në Whitechapel, East London, ajo do të drejtohet nga organizata fotografike suedeze, e cila që nga viti 2010 ka organizuar ekspozita ku ka shfaqur punën e fotografëve të mirënjohur, përfshirë Annie Leibovitz, Helmut Newton dhe David LaChapelle në Galerinë e saj në Stokholm.

Kryetari i Fotografiska London, Tommy Rönngren thotë “Ne do të jemi ekspozuesi më i mirë i fotografisë ndërkombëtare duke krijuar një hapësirë të klasit botëror për ndërveprim shoqëror”.

Që nga hapja në Stokholm në vitin 2010, miliona vizitorë kanë kaluar nëpër dyert e Fotografiska, duke ndikuar në popullaritetin dhe në rritjen e fotografisë. Ne presim me padurim që të mirëpresim londinezët dhe vizitorët të tjerë nga vende edhe më të largëta, kur të fillojmë punën në vitin 2018”.

Galeria, e cila do të kërkojë kosto nga vizitorët për të hyrë në të, gjithashtu planifikon të mbajë klasa të rregullta për fotografët amatorë të cilat do të udhëhiqen nga artistë profesionistë.

“Fotografia është një formë arti që mund të ndjell emocione, të frymëzojë idetë dhe të shërbejë si një mjet për vetë-shprehje”, tha Jan Broman, drejtor ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare. “Në Stokholm besojmë se kemi krijuar hapësirën më të mirë për të parë dhe ekspozuar fotografinë në mbarë botën, si dhe kemi krijuar një vend unik për njerëzit që të takohen, dhe është ky kombinim që mendojmë se do të jetë novator për Londrën kur Fotografiska të hapet vitin e ardhshëm”./ KultPlus.com

Të ngjajshme