5 Dhjetor, 2019 - 4:22 pm
Pas tërmetit që përshkroi vendin tonë, instalacioni me thasë jute i artistit Ibrahim Mahamanga Gana, ka mbuluar Galerinë Kombëtare të Arteve.
Kjo vepër ka ngritur shumë pyetje tek njerëzit e thjeshtë, ndërsa është frymëzuar nga “Pallati i ëndrrave” të Ismail Kadaresë, transmeton KultPlus.
Në mëngjesin e 26 nëntorit, pas tërmetit që përshkroi vendin tonë, kryeqytetasit panë se ishte mbuluar me thasë jute të kafenjtë edhe Galeria Kombëtare e Arteve. Dilemës së tyre, se ccfarë kishte ngjarë apo nëse ka pësuar dëmtime në strukturë godina 45-vjeçare e artit, përfaqësuesit e këtij institucioni i përgjigjen duke thënë se: “Është thjesht një vepër arti, bëhet fjalë për “Pallatin e ëndrrave” të artistit Ibrahim Mahama, që ishte konceptuar për t’u inauguruar në datë 27 nëntor, në kuadër të ekspozitës “Tirana Durim”.
Por çfarë është kjo vepër arti me thashë jute frymëzuar nga romani i Ismail Kadaresë “Pallati i ëndrrave” (2012-2019)? Vepra synon të paraqesë kontradiktat /paradokset e qenësishme brenda historisë dhe format e punës që shfrytëzohen në kohën e sotme.
Në koncepti kuratorial të veprës vet artisti shpjegon për instalacionin se: “Kontradiktat/paradokset ekzistojnë brenda objekteve me të cilët unë punoj, sikurse edhe në marrëdhënien midis meje dhe bashkëpunëtorëve të mi. Unë i shikoj bashkëpunëtorët, për të përmendur disa prej tyre si Bintu-ja, Samsia, Abdallai, Roberta, Kennedy, Arija, midis të tjerëve, si aktorë brenda realizimit të punimeve, sikurse dhe objekti në vetvete.
Ekzistojnë momente shumë të rëndësishme detajesh brenda instalimeve të mëdha që unë realizoj me Bintu-në dhe ekipin në vendet e shumta të realizimit ku ne punojmë. Gjithmonë kam qenë i interesuar për mbetjet, qoftë nga bashkëpunëtorët që vijnë në punë apo qoftë nga vendet e realizimit (studio, magazina ushqimesh, hekurudha, kantiere ndërtimi, parqe dhe shumë të tjera), dhe si ndikojnë ato tek estetika e përgjithshme.
Shkëmbimi është një proces që unë e vë shumë në zbatim nga momenti i mbledhjes së objekteve, tek realizimi i punimeve në vende të ndryshme nëpërmjet negociatave të ndryshme, e deri tek ndërhyrja e tyre në vende specifike dhe më vonë.
Me blerjen e materialeve të reja dhe shkëmbimin e tyre me materiale të vjetra, brenda këtyre sistemeve të ndryshme, i jepet formë mënyrës sesi del rezultati përfundimtar i punës estetike. Këto shkëmbime, ku nuk kërkohet përdorimi i termave monetare në transaksione të drejtpërdrejta, por në blerjen e gjërave të nevojshme, në dhënien e gjërave që janë të nevojshme për palën tjetër, në dhënien e objekteve si thasë ose gjëra të tjera”.
Ibrahim Mahama (lindur më 1987) në Tamale, Gana, është një artist i cili jeton dhe punon në Akra, Kumasi dhe Tamale, Ganë. E ka filluar praktikën falë interesit të tij për historinë e materialeve dhe arkitekturën. Dështimi dhe vonesat, të sjella përmes formave specifike, gjithmonë informojnë zgjedhjet e tij mbi vendet që ai beson se punimet jo vetëm që i zënë, por janë gjithashtu të zëna brenda punimeve/objekteve.
Mbetjet dhe pikat e kaosit, të regjistruar si shenja brenda formave që ai përzgjedh, na paraqesin këndvështrime alternative të shikimit të materiales/kushteve të punës së shoqërisë. Forma është e rëndësishme. Punimet e tij përfshijnë objekte prej thasësh jute që përdoren për të transportuar mallra në degradim e sipër dhe që më pas qepen bashkë me anë të një rrjeti bashkëpunëtorësh nën kushte specifike pune të cilat më pas mbivendosen në arkitekturë. Politika e “dorës” dhe lidhja e saj paralele me format arkitekturore bëhet shumë më e dukshme. Punimet e tij, një linjë e drejtë përmes skeleteve të historisë, kanë trajtuar gjithashtu forma që lidhen me Luftën e Dytë Botërore dhe jetën e baktereve.
Punimet e tij janë ekspozuar në Bienalen e 56-të, 57-të dhe 58-të të Venecias, në documenta 14 në Athinë dhe Kasel, Akra, Imazhet – një Ere e Krijuar nga Ne, Danimarkë, ishulli është ai që deti rrethon, Valeta 18, Maltë, dhe Pamje Spektaklesh, Kumasi, Ganë dhe Puna e të Shumtëve pranë Fondacionit ‘Norval’, Cape Toën dhe aktualisht Parlamenti i Fantazmave pranë Galerisë së Artit ‘Ëhitëorth’ në Mançester. Gjatë vitit 2018 ka kryer një vit në rezidencë me DAAD në Berlin. Në mars të këtij viti ka hapur SÇA Tamale, një hapësire e menaxhuar nga artistë, e ngritur dhe dedikuar retrospektivës së praktikave të cilat kanë lindur gjatë shekullit të 20të.. Interesat e tij aktual përfshijnë përdorimin e formave të veçanta arkitekturore brenda historisë në formimin e hapësirave të frymëzuara nga potencialet e dështimeve të modernizmit.
Ekspozita “Tirana durim” nga data 11 dhjetor do të jetë e hapur edhe për publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve./shqiptarja.com/ KultPlus.com