Galeria muzeale “Etno Art”, një tjetër atraksion turistik në zemër të Korçës

25 Maj, 2024 - 3:45 pm

Korçës i është shtuar një tjetër atraksion i ri turistik që është hapur në në Zonën Këmbësore të këtij qyteti.

Galeria muzeale “Etno Art” do të ofrojë për të gjithë turistët dhe artdashësit korçarë pjesëza të etnografisë shqiptare punuar me mjeshtëri nga duararta Lirika Pojani.

E kuruar në detaje kjo galeri do të jetë një thesar i çmuar, i cili do të pasqyrojë me të gjitha ngjyrat unike ndërthurjen fantastike të traditave shqiptare nga jugu në veri.

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo shprehet se ky atraksion i ri turistik në zemër të Korçës, do të ofrojë për të gjithë turistët vendas e të huaj pjesëza të etnografisë shqiptare nga jugu në veri/

E krijuar në detaje, kjo galeri është një thesar i çmuar, që pasqyron me të gjitha ngjyrat unike ndërthurjen fantastike të traditave shqiptare.

Galeria muzeale “Etno Art” është një tjetër gjerdan i çmuar i ndërthurjes fantastike të traditave shqiptare ku pasqyrohet trashëgimia jonë e pasur brez pas brezi.

E njohur në të gjithë juglindjen e vendit për artin e kostumografisë, Lirika Pojani bashkëshortja e koreografit të njohur Bardhi Pojani, një pjesë të kostumeve i ka punuar nga kostumet origjinale tek gratë e zonave të ndryshme./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme