8 Maj, 2018 - 10:29 am
Një galeri në Paris ka hapur dyert e saj për njerëzit lakuriq të cilët dëshirojnë që të vizitojnë këtë galeri. Galeria “The Palais de Tokyo”, një muze i artit bashkëkohorë, të shtunën mirëpriti 161 vizitorë të zhveshur, përcjellë KultPlus.
Pasi që i zhveshën rrobat e tyre në hyrje të galerisë, vizitorët ishin të lejuar që të vizitonin ekspozitën para se dyert të hapeshin përsëri për njerëzit e tjerë që do e vizitonin, e që do i mbanin rrobat në trup, shkruan BBC.
Asociacioni i nudistëve në Parisë është shprehur se kjo është një mundësi shumë e mirë.
“Mentaliteti i njerëzve po ndryshon këto ditë. Njerëzit të cilët nuk veshin rroba po thyejnë barrierat, tabutë dhe mentalitetin që është krijuar më parë”, ka thënë ai.
Ndërsa vitin e kaluar kryeqyteti i Francës lakuriqëve ua ka dedikuar edhe një pjesë të veçantë në parkun “Bois de Vincennes”. Po ashtu në Francë tashmë ekziston edhe një restaurant, mysafirët e të cilit janë po ashtu lakuriqë./ KultPlus.com