22 Janar, 2024 - 2:11 pm
“Diamant real” është vlerësuar Georgina Rodriguez ku u paraqit në Joy Awards me fustanin plot shkëlqim të punuar nga kreatorja kosovare, Lena Berisha, shkruan KultPlus.
29-vjeçarja, një modele spanjolle dhe influencuese e njohur botërisht, Georgina Rodriguez, njëkohësisht partnerja e Cristiano Ronaldos, ka shkëlqyer në këtë fustan të cilin kreatorja Lena Berisha, një emër i njohur në skenën e modës, e ka punuar me shumë përkushtim, duke reflektuar shijen dhe kreativitetin e saj.
Georgina e përshtati veshjen e saj me një gjerdan magjepsës diamanti, doreza të zeza dhe taka.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Georgina ka ndarë imazhet nga kjo paraqitje duke lënë të kuptohet se ajo dukje është meritë e kreatores kosovare, Lena Berisha. Ajo ka shfaqur krenarinë dhe falënderimin e saj për këtë bashkëpunim të suksesshëm duke etiketuar kreatoren në fjalë.
Ky bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet një ikone të modës ndërkombëtare dhe një kreatoreje nga Kosova tregon se arritjet e shqiptarëve në botën e modës po bëhen gjithnjë e më të njohura dhe të vlerësuara. / KultPlus.com