Gjendet statuja e zhdukur e Gzim Dervishit në Suedi

26 Gusht, 2019 - 10:30 am

Është gjetur statuja e refugjatit nga Kosova Gzim Dervishi, e cila ishte zhdukur të dielën.

“Västerbotten News”, ka shkruar se pasditën e së dieles statuja u gjet në një kafaz shkurresh pranë lumit Skellefte.

Lajmin a ka bërë të ditur vetë kosovari, përmes rrjetit social Facebook.

“Lajm i mirë është gjetur prap statuja ime lajm i mirë ” ka shkruar ai me të marrë lajmin.

Thomas Lundgren nga komuna Skellefteå, ka njoftuar se po planifikojnë ta rikthejnë veprën artistike në vendin ku gjendej më parë.

Kujtojmë se Gzimi kishte udhëtuar tre mijë kilometra për të parë veten e tij të shkrirë në bronz. /KultPlus.com


Të ngjajshme