20 Tetor, 2022 - 5:30 pm
Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për programin vjetor 2023, përcjell KultPlus.
Më poshtë gjeni njoftimin e tyre të plotë:
Çka?
Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) ju fton të aplikoni për t’u bëre pjesë e programit vjetor për vitin 2023.
Thirrja shpallet për propozime për ekspozita dhe projekte kuratoriale, edukativo-arsimore, hulumtuese, botuese,, multimediale dhe ndërdisiplinare nga piktura, skulptura, dizajni grafik, grafika, instalacioni, fotografia, video, performanca.
Inkurajohen projekt propozimet nga artistët dhe kuratorët vendorë/ndërkombëtarë, organizatat dhe komunitetet kulturore, hulumtuesit dhe praktikues tjerë të arteve pamore.
Kur?
Afatet:
Periudha e aplikimit: 20.10 – 25.11.2022.
Shpallja e projekteve të përzgjedhura: 20 dhjetor, 2022
Fillimi i projektit të parë: Shkurt, 2023
Si të aplikoni?
Aplikacionet dorëzohen Galerinë Kombëtare të Kosovës çdo ditë pune nga ora 10.00 – 16.00 fizikisht në adresën: Galeria Kombëtare e Kosovës, Rr. Agim Ramadani, nr. 360, 10000 Prishtinë. Gjithashtu, aplikacioni mund të dërgohet edhe online në [email protected]
Materialet dhe dokumentet e duhura:
Ku të marrim më shumë informata?
Personi kontaktues në GKK për këtë aplikacion: Ardian Haxhiu, +38344112429 ose: [email protected]
Juria/Këshilli i GKK-së: Renea Behluli, Agron Blakçori, Arlinda Hajrullahu, Artrit Bytyçi, Guri Çavdërbasha, Somer Şpat, Linda Gusia / KultPlus.com