31 Janar, 2023 - 1:32 pm
Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar sot tre anëtarët e jurisë të bienales ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi” – edicioni i 14.
Në këtë përbërje të jurisë janë: Ivana Vaseva, Ardian Isufi dhe Raino Isto.
IVANA VASEVA është kuratore, hulumtuese dhe drejtoreshë e programi të organizatës “Faculty of things that can’t be learned” – FRU, dhe është bashkëkuratore e Festivalit AKTO për artet bashkëkohore “Artet që ekzistojnë që nga viti 2006”. Ajo gjithashtu bashkëpunon si kuratore me komunitete tjera jashtë artit duke organizuar ekspozita dhe hapësira për bashkë-krijim, bisedim, rimendim kritik dhe artikulime politike të problemeve. Ajo fitoi “Trigën e Artë” për ekspozitën më të mirë në PQ19 (ishte kuratore e projektit), poashtu ka fituar dy çmime “Ladislav Barishikj” nga AICA – Maqedoni (ku ishte bashkëautore) dhe Çmimin e Arkitekturës Speciale (bashkëpjesëmarrëse). Vaseva specializoj për kuratore në Qendrën e Arteve De Appel në Amsterdam. Ajo ka kuruar shumë ekspozita, projekte dhe programe diskursive në muze, institucione dhe universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit dhe është redaktore e disa botimeve. Projektet e fundit të saj përfshijnë: “Në cilën anë jeni ju? Në anën e konstelacionin të pa rregullt dekolonial” (bashkëkuratore, Opera dhe Baleti Kombëtar, Shkup); Festivalin 17 AKTO për artet bashkëkohore – “(jo)demokracitë bashkëkohore: Kujdesi dhe hapësirat e përbashkëta” (në pjesë të ndryshme të Shkupit); Çmimin XVI DENES i cili ishte cmim për artistë e ri vizuel deri në moshën 35 vjeçare (Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë Veriore, Shkup), “Republikë e nderuar”, ese performance në bashkëpunim me Filip Jovanovski, Kristina Lelovac, Viktorija Ilioska (Posta kryesore në Shkup), “Realizoni! Rezistoni! Reagoni! Performancë dhe Politikë në vitet e 90-ta në kontekstin post-jugosllav” (bashkëkuratore Moderna Galerija, Ljubljanë).
ARDIAN ISUFI është Profesor i Asociuar dhe Doktor (PhD) në Universitetin e Arteve të Tiranës, Shqipëri. Artist me një karierë të gjatë në skenën e artit pamor, kritikës, organizimit te aktiviteteve artistike dhe kurimit të ekspozitave. Si artist ka marrë pjesë në shumë veprimtari artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, në vende të ndryshme si: Itali, Greqi, Francë, Austri, Kinë, Shtetet e Bashkuara etj, ku mes të tjerash mund të veçohen; Bienalja e Tiranës 2009, artist i ftuar nga Pavijoni Shqiptar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia më 2018,”KOMPLOTI I TIRANËS” Solo Show 2022 – Galeria e Kombëtare e Kosovës, “POSTBLLOK” – Memorial i Diktaturës Komuniste – Vepër publike instalacion me bashkëautor Fatos Lubonja, “ANTIHOMAZH” Solo Show 2015 – Instalacion me maskën e vdekjes të diktatorit Enver Hoxha, Muzeu Historik Kombetar – Tiranë, Shqipëri. Pjesëmarrës dhe fitues i çmimit të tretë në vitin 2005 dhe atë të dytë në vitin 1996 në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri, etj. Isufi në aksionin e tij publik ka krijuar një marrëdhënie konstante me publikun, si artist apo kurator, duke tentuar në mënyrë të konistente ta ballafaqojë atë me problematika akute social-shoqërore dhe politike, por përherë të hetuara nga një këndvështrim dhe një qasje bashkëkohore dhe globale. Artisti jeton dhe punon në Tiranë, Shqipëri.
RAINO ISTO, PhD, aktualisht është vizitor si asistent profesor në Pratt Institute dhe kryeredaktor i ARTMargins Online. Hulumtimet e Raino’s shqyrtojnë lidhjet globale mes artit dhe politikës gjatë luftës së ftohtë dhe pas saj. Praktikat e tyre përfshijnë historinë publike, edukimin, arkivimin dhe publikimin me fokus në zgjerimin e hapësirave të reja të veprimit kolektiv dhe kujtesën e komunitetit. Veprat e tyre janë botuar në Third Text, Revistë për Artit Bashkëkohor Kinez, Studime Fantastiko shkencore, Ekstrapolim, Historia e Punës Ndërkombëtare dhe e Klasës Punëtore, ARTMargins, RACAR, dhe The Getty Research Journal. / KultPlus.com