24 Qershor, 2019 - 9:48 am
Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë ekspozitën e finalistëve të edicionit të tretë të çmimit “Artistët e rinj”, përcjell KultPlus.
Kuruar nga Zeni Ballazhi, në këtë ekspozitë pjesëmarrësit e sivjetmë janë: Adea Pula, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Dion Zeqiri, Fidan Bejtullahu dhe Valdrin Thaqi.
Ky edicion i AR është pjesë e aktiviteteve 20/20 me rastin e njëzetvjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.
Ekspozita hapet të enjten më 27 qershor, në orën 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës./ KultPlus.com