12 Shkurt, 2018 - 3:30 pm
Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Galeria Kombëtare e Kosovës organizon konferencën dy ditore me temën ‘Tejkalimi i kufinjve dhe rinjohja përmes artit’, shkruan KultPlus.
Në këtë konferencë janë të ftuar drejtuesit e institucioneve shtetërore të artit vizuel , nga Galeritë Kombëtare dhe Muzetë e Artit Bashkëkohor të vendeve fqinje.
Në ditën e parë të kësaj konference do të flasin: Shyqri Nimani, Luan Mulliqi, Zake Prelvukaj, Skender Boshtrakaj dhe Miran Mohar.
Kurse në ditën e dytë të konferencës do të flasin: Dita Straova – Qerimi, Bojana Janeva – Semova nga Maqedonia, Milan Lucic nga Serbia, Shkelzen Maliqi dhe Mehmet Behluli.
Konferenca do të mbahet në datat 13 dhe 14 Shkurt në GKK, nga ora 11:00 deri në orën 17:00, ndërsa dita e dytë do të jetë e hapur për publikun./ KultPlus.com