14 Korrik, 2024 - 2:45 pm
Fëmijët e kursit të pikturës janë vlerësuar me Çmim të Artë, Çmime të Argjendta dhe Çmime Nderi në Konkursin e 24-t Ndërkombëtar të Artit të mbajtur në Évora, Portugali.
Çmimi i Artë shkoi për Alisa Radën.
Çmimi i Argjendtë shkoi për Arselda Thaçin, Dean Xhelilin, Eibis, Kajaçka, Emili Shehajn, Erlind Kurtin, Flavia Kokthin, Paola Terpollarin.
Ndërsa Çmime Nderi morën Agnesa Peqini, Ajla Çela, Ajlin Hoxha, Briana Bali, Egnald Blloku, Ermina Plaku, Flavia Shuka, Jerina Sala, Kevin Kojku, Klevia Allmuça, Laura Sinani, Livia Kokthi, Marlinda Kodra, Rea Bejko, Rubina Bejaj, Sonia Pogoni, Valeksia Sinani.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se, ky konkurs arti u organizua nga qeveria lokale bashkiake e Évora, së bashku me disa organizata jofitimprurëse dhe njihet si një nga tre konkurset më të mëdha të pikturës në vend në mbarë botën.
Évora në Portugali, është një qytet i lashtë i njohur si një vend i trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe ka qenë mikpritës i konkursit ndërkombëtar të pikturës për 24 vjet qytetin historik./ KultPlus.com