Gonzato viziton ekspozitën “Udhētime të papritura të jetēs”: Ruajtja e kujtesës historike, thelbësore

22 Shkurt, 2025 - 8:00 pm

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato zhvilloi një vizitë në ekspozitën e çelur tek Piramida “Udhëtime të papritura të jetës”.

Gonzato u shpreh se kjo ekspozitë është një kujtesë e fuqishme se përse ruajtja e kujtesës historike është thelbësore për një shoqëri demokratike dhe kohezive.

Vizita në ekspozitë, organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, ishte një përvojë thellësisht prekëse.

Historitë e 40 burrave dhe grave – ish-të burgosur politikë – flasin për vuajtje të pamasë por edhe për qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. “Portretet dhe dëshmitë e tyre na kujtojnë se ndonëse nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, ne kemi për detyrë të mësojmë prej saj dhe të sigurojmë që padrejtësi të tilla të mos ndodhin më kurrë”, tregoi Gonzato përshtypjet nga ekspozita.

“Bashkimi Evropian qëndron fort pranë Shqipërisë në ruajtjen e kujtesës historike dhe forcimin e demokracisë. Një shoqëri që përballet me të kaluarën e saj me ndershmëri dhe guxim është ajo që ndërton një të ardhme më të fortë dhe më të drejtë”, u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato./ KultPlus.com

Të ngjajshme