Gratë e magjishme të Sandro Botiçelit

12 Maj, 2024 - 2:30 pm

Ata janë të gjitha të grurta, të florinjta. Duket se gratë, në përfytyrimin dhe fuqin shprehëse të Sandro Botiçelit, janë krejt ndryshe ngase perceptimi rreket t’i rrëmbejë.

Ato janë sa të trishta aq dhe gëzuara, sa menduese aq dhe melankolike, sa misterioze aq dhe idilike.

Por nuk janë ato, ajo çfarë ne shohim në portretet e grave të Botiçelit, është vetë shpirti i mjeshtrit, është gjëndja e tij emocionale, është droja e tij përjetuese, pasiguria e rrëmbimit të së magjishmes së perëndisë grua.

Po, në këto portrete të diellta është gjendja në të cilën piktori përpëlitej.

Është ajo çfarë ai nguron ta shprehi me fjalë dhe me zë, por ka guximin dhe ne kemi mirësinë ta lexojmë nga peneli i tij, nga kolori dhe dritëhija, nga delikatesa e linjave dhe brishtësia e kontureve, nga nevoja që ai shpirt prej zjarri kishte për çlirim./KultPlus.com


Të ngjajshme