7 Dhjetor, 2020 - 4:58 pm
Çmimi “Grimieri i vitit për personazhet e njohur” në “American Influencer Awards” i ka shkuar grimierit me origjinë shqiptare Ariel. Ky është një çmim i rëndësishëm në SHBA.
Pas këtij çmimi Ariel ka reaguar në rrjete sociale dhe ka falënderuar publikisht Kylie Jenner që e ka mbështetur pafund në këtë rrugëtim të tij.
“Faleminderit të gjithë ndjekësve të mi dhe çdo personi në jetën time që ka dhënë një kontribut në karrierën time, ju të gjithë e dini se kush jeni! Për familjen time ju dua! Për të gjithë klientët që gjatë këtyre 5 viteve të fundit kanë qenë më të mirët e jetës sime, ju dua të gjithëve! Një falënderim special shkon për mbretëreshën time Kylie Jenner, të dua! do të jem përgjithmonë borxhli! Zoti kishte një plan dhe ja ku jemi”, shkroi Ariel pas fitores.
Ariel është mik i shumë emrave të famshëm botëror, sidomos familjen Kardashian-Jenner. Mes emrave shqiptarë të njohur të showbiz-it ai ka miqësi të veçantë me Anxhelina Hadërgjonaj./ KultPlus.com