22 Shkurt, 2020 - 9:28 pm
Ajo është e bukur, joshëse, delikate dhe me një shprehje heroine. Më shumë se një grua, ai është e themelta e veçorive dhe karakteristikave dalluese të shqiptarëve, të cilët mbetën në historinë e botës si realitete sfiduese. Vërshuan kohërat, erdhën dhe ikën etapa të ndryshme të traditave dhe emancipimit. Ajo tregoi gjithnjë me vlerat e saja gjithëçfarë fsheh brenda vetes, brenda asaj nevoje, forcën e manifestimit të tipareve që e dallojnë atë, jo vetëm nga veçantitë e veshjeve karakterstike, por edhe nga forca e karakterit, vitaliteti amësor dhe ndjenja e zjarrtë atdhetare. Ajo ka ushqyer në ndërkohje interesimin dhe kërshërinë e grafistëve, piktorëve, kostumografëve, historianëve dhe hulumtuesve të ndryshëm. Dhe ata nga ana e tyre e kanë jetësuar atë, gruan shqiptare, me gjithë gamën e saj dalluese, bukurinë, krenarinë, forcën dhe hiret fine të femrës.
Shqiptarja, arbëreshe apo arvanitase, e Iliridës apo e Shqipërisë, myslimane apo e krishterë, veriore apo jugore, elitare apo popullore, qytetare apo malësore, nuk i ka lënë indiferent të huajt me veshjen e saj tradicionale.
Madje, shpeshherë, ajo ka ngjallur kureshtje me veçantinë e stilit të saj.
Këtë e dëshmojnë revistat, gazetat dhe romanet e shumta franceze apo në gjuhën frënge, ku hasim gravura dhe fotografi që i dedikohen asaj, ndër të cilat do të gjeni në vijim disa prej tyre të sjellura nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”.
KOSTUM CILËSOR I GRAVE SHQIPTARE (1782) / JEAN HOUEL, PALAZZO ADRIANO, SIÇILI
Burimi : Voyage pittoresque des isles de Sicile, de Malte et de Lipari : où l’on traite des antiquités qui s’y trouvent encore, des principaux phénomènes que la nature y offre, du costume des habitans, et de quelques usages. – Gallica / BNF
VESHJE POPULLORE TË GRAVE SHQIPTARE (1782) / JEAN HOUEL, PALAZZO ADRIANO, SIÇILI
Burimi: Voyage pittoresque des isles de Sicile, de Malte et de Lipari : où l’on traite des antiquités qui s’y trouvent encore, des principaux phénomènes que la nature y offre, du costume des habitans, et de quelques usages. – Gallica / BNF
BUKUROSHJA SHQIPTARE DHE CHATEAUBRIAND, ATHINË (1806)
Burimi : Album de Chateaubriand : 20 gravures en taille douce, avec texte / dessins de M. Staal ; gravures de MM. Geoffroy et Monnin – Gallica / Bibliothèque nationale de France
MBI TARRACAT E OHRIT, SHQIPËRI (1841) / R. COTON WOODVILLE, REVISTA “LE MONDE ILLUSTRÉ”
Burimi: Le Monde illustré, Bibliothèque nationale de France, département Philosophie, histoire, sciences de l’homme – Gallica / Bibliothèque nationale de France
KOSTUMET POPULLORE SHQIPTARE SIPAS KRAHINAVE DHE BESIMEVE FETARE (1880) / FORTUNÉ LOUIS MÉAULLE, REVISTA “LE MONDE ILLUSTRÉ”
Burimi : Le Monde illustré, Bibliothèque nationale de France, département Philosophie, histoire, sciences de l’homme – Gallica / Bibliothèque nationale de France
PRINCESHA MIRDITORE / JULES – MARIE ARMAND, MOLTENI (1897-1898)
Burimi : Cavelier de Cuverville, Jules-Marie-Armand (1834-1912). Chef de la mission. Photographe de l’œuvre reproduite. – Gallica / Bibliothèque nationale de France
GRUA MIRDITORE / JULES – MARIE ARMAND, MOLTENI (1897-1898)
Burimi : Cavelier de Cuverville, Jules-Marie-Armand (1834-1912). Chef de la mission. Photographe de l’œuvre reproduite. – Gallica / Bibliothèque nationale de France
MALËSORJA SHQIPTARE / JULES-MARIE ARMAND, MOLTENI (1897-1898)
Burimi: Cavelier de Cuverville, Jules-Marie-Armand (1834-1912). Chef de la mission. Photographe de l’œuvre reproduite. – Gallica / Bibliothèque nationale de France
GRATË SHQIPTARE TEK BURIMI (1912)
Burimi: Les femmes albanaises à la fontaine : [photographie de presse] / [Agence Rol] – Gallica / Bibliothèque nationale de France
GRATË SHQIPTARE NË MAQEDONI (1916)
Burimi: Pages de gloire, Lucien Cornet – Directeur de publication – Gallica / Bibliothèque nationale de France
KURS RROBAQEPËSIE PËR GRATË MYSLIMANE SHQIPTARE TË TIRANËS (1919)
Burimi: Le Miroir – Gallica / BDIC (Bibliothèque de documentation internationale contemporaine) – Kryqi i Kuq amerikan ka organizuar një kurs rrobaqepsie në Tiranë, Shqipëri, për gratë myslimane…
Nga Aurenc Bebja*, Francë
Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) /KultPlus.com