20 Prill, 2019 - 2:20 pm
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita “Grouping – Moving – Spreading “METAXYUM”” e grupit FILOART. Ekspozita që erdhi mbrëmë në Prishtinë ballafaqon revizionin e një ekspozite të ndaluar, e një ekspozite për të kundërtën e saj.
Grupi artistik FILOART gjatё njё hulumtimi mbi fenomenet dhe lëvizjet në artin bashkëhor kanë shfaqur njё ekspozitë me njё jetëgjatësi shumё tё shkurtër por me njё jehonё tё gjatё, bёhet fjalё pёr prezentimin “Kjo nuk ёshtё ekspozitë por e kundërta e saj”.
Nё fillim tё veprimtarisë sё tyre, grupi ёshtё ballafaquar me periudha tё ndryshme tё historisë sё artit , me ndikimet e tyre nё art, si dhe nё shoqëri. Duke cituar vepra tё ndryshme nga historia e artit, grupi i krahasoi ato me veprat e tyre dhe i shqyrtoi nё formë eklektrike, domethënien e veprave origjinale dhe kopjeve tё tyre , rileximin dhe rishqyrtimi i historisë sё artit. Këto janë disa nga temat kryesore tё cilat e ndërtojnë dhe e mbajnë konstruktin e veprave tё FILOART
Mes vitit 1984 dhe 86 grupi realizoi njё pjesë tё madhe tё veprimeve tё cilat mё vonë u bёnё thelbi i narrativit tё ekspozitёs. Nё vitin 1986 u përgatit koncepti i prezantimit tё punimeve dhe u titullua “Kjo nuk ёshtё ekspozitё por e kundёrta e saj”, kjo e kundërta e ekspozitёs ёshtё prezantuar publikisht nё tё njёjtin vit nё Skiatho ndёrsa njё vit mё vonё nё Prishtinё.
Nё maj tё vitit 1987 ёshtё bёrё prezantimi i ekspozitёs nё Vjenё atje ndodhi pёrshkallёzimi i tёrsishёm i situatёs pas hapjesё sё ekspozitёs ajo u sulmua nga mediat shtetёrore pa asnjё argument duke pёrfshirё kёtu edhe insinuatat dhe manipulimet verbale me qёllim tё diskreditimit tё veprave tё prezantuara tё vet autorit.
Menjëherë pas sulmit mediatik, veprat u kontrolluan nga policia shtetërore dhe mё pas ekspozita u ndalua , pёr shkak tё rrethanave politike tё asaj kohe kjo ekspozitё nuk kishte mundësi pёr tu prezantuar dhe shpjeguar me fakte dhe argumente. Ёshtё dashur tё kalojnë mё shumё sё 30 vite pёr tu krijuar rrethanat e nevojshme pёr paraqitjen e kёsaj ekspozite misterioze, ky prezantim iu ofron mundësi analistёve, historianëve tё artit, por nё radhë tё parё publikut tё gjёrё qё tё kenё rast ta shohin dhe ta vlerësojnë vet kёtё ekspozitë.
Grouping Moving Spreding nё vitin 2017 u paraqitё mundёsia pёr njё bashkёpunim nё mes tё shoqatёs anonime botёrore si koleksionistёt mё tё mёdhenjё tё vepravee tё filoart dhe tё aktivistёve si themeluesit tё arkivit tё FILOART.
Nё shkurt tё viti 2018 ata e pёrfunduan njё koncept pёr njё prezantim tё veprave tё grupi tё lëvizjes Filoart, aktivistët dhe shoqata anonime botërore e kanё haruar narrativen e ekspozitёs dhe tё librit “Koncept nё formё tё njё poliptigoni”.
Ky grup është themeluar nё vitin 1984./ Xheneta Uka/ KultPlus.com